English
 

KURSE PER GJUHEN TURKE
 

Gjithsej ka 6 etapa. Cdo etape zgjat 4 muaj. Zhvillohen 3 seanca ne jave dhe cdo seance zgjat nga 90 min. Ne cdo nivel mbaron nje liber. Nje nxenes qe ka mbaruar me sukses nje nivel ose ka marre njohuri te gjuhes turke qe me pare, ka te drejte te vazhdoje nivelin pasardhes. Nxenesi qe mbaron kater nivelet e para nese deshiron te permiresoje perdorimin e shkrimit, te te folurit dhe mesimin ne menyre me te hollesishme te gjuhes turke, mund te vazhdoje nivelin e turqishtes se perparuar. Mesimdhenia shoqerohet me kaseta ,CD dhe zhvillohet nga mesues turq. Nxenesit qe perfundojne nivelet baze dhe mesatar pajisen me certifikate.

 

SEANCA SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
50 X 90 min 3 4 Muaj 8-14 LALE TÜRKCE 20000 Leke

Baza e Turqishtes 1

Ne kete nivel nxenesi meson 3 kohet themelore te foljeve dhe i perdor me lehtesi, si dhe mund te flase pa veshtiresi gjuhen e perditshme, mund te pyese dhe t`i pergjigjet pyetjeve te thjeshta.

 

Baza e Turqishtes 2

Nxenesi qe mbaron kete nivel mund te flase ne menyre te rrjedhshme gjuhen e perditshme. Ai meson 5 kohet kryesore te foljeve ne gjuhen turke dhe mund t`i perdore ato me lehtesi. Mund te perdore disa struktura te nderlikuara, mund te beje pyetje me keto struktura dhe mund t`i pergjigjet ketyre lloj pyetjesh.

Niveli i mesem i Turqishtes 1

Pas ketij niveli nxenesi gjuhen e perditshme e flet ne menyre akoma me te rrjedhshme.Ai meson perberjen e fjalise dhe foljeve ne turqisht dhe mund t`i perdore me lehtesi ato. Mund te shkruaje dhe te flase me terma akoma me te nderlikuara. Mund te lexoje gazeten edhe pse me ndihmen e fjalorit.

Niveli i mesem i Turqishtes 2

Nxenesi qe mbaron kete nivel meson struktura shume te nderlikuara te turqishtes dhe fillon t`i perdore ato. Ne kete nivel ne mesim studiohen lajmet e shkurtra te gazetave. Nxenesi mund te flase dhe te diskutoje edhe ne tema te veshtira me lehtesi. Ne kete nivel nxenesi i meson te gjitha kohet e foljeve dhe fillon t’i perdore ato. Cdo nxenes pergatit te pakten nje teme dhe e shpjegon para klases si mesues. Ne fund te ketij niveli e folura e nxenesit arrin nje nivel te perparuar dhe akoma me te rrjedhshem. Ne provimin qe behet ne fund te ketij niveli nxenesit e suksesshem marrin certefikate.

Niveli i perparuar i Turqishtes 1

Nxenesi qe mbaron kete nivel cdo gje e flet ne menyre te rrjedhshme. Cdo lloj ideje dhe mendimi mund ta shkruje ne perputhje me rregullat e drejtshkrimit. Ne kete nivel pervec lajmeve qe merren nga gazetat, revistat dhe shkrimet punohet dhe me tregime te vogla.

Niveli i perparuar i Turqishtes 2

Ne kete nivel ndiqet nje program qe eshte i drejtuar ne fushat qe preferon nxenesi. Nxenesi qe ndjek kete nivel perparon aftesine e tij per te perdorur turqishten ne menyre me te zgjeruar dhe me te thelle. Nxenesit i mesohen pikat me te hollesishme te turqishtes. Pjesa me e madhe e mesimit zhvillohet ne formen e bashkebisedimit.

 

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila