English
 

 

Femijet mesojne me shume me “Incredible English”

Kurse te  gjuhes Angleze  niveli fillestar, per moshat 7 vjec e lart.

Femijet mesojne me shume me “Incredible English”.

Gjashte nivelet e programit “Incredible English” ofrojne fjalor te pasur, praktik dhe pergatitje me te gjere te njohurive baze duke ia lehtesuar femijeve mesimin e gjuhes angleze.

“Incredible English” eshte metoda me efikase per nivelet fillestare, duke perfshire:

  • ·         nje game te gjere aktivitetesh argetuese, te cilat e lehtesojne se tepermi mesimin e gjuhes se huaj
     
  • ·         metoda mesimdhenieje te teknologjise me te fundit, perdorimi i smartbordit, videove dhe kinemase (e cila eshte ne dipozicionin e femijeve per zhvillimin e oreve te praktikes me profesor amerikan)
     
  • ·          perdorimin e  posterave dhe kukullave perkatese per cdo histori. Duke ia paraqitur fillimisht historine femijeve ne menyre vizuale, me pas e degjojne, e mesojne ta lexojne dhe hapi i fundit, mesojne ta  ritregojne ate cka kane mesuar.

40x60”  nje nivel Incredible English

20X60” KOMPJUTER

10X60’’ SPEAKING ME MESUESE AMERIKANE

VETEM 15.000 LEKE 




 E hene    E marte    E merkure    E enjte    E premte    E shtune  
 

Anglishte Messages
ne Smart
Board 

 
 

Kompjuter
ne laborator 

 
 

Anglishte Messages
ne Smart Board 

 
 

Kompjuter
ne laborator 

 

Anglishte Messages 

ne Smart Board 

 
 

Anglishte Speaking 
me mesues       amerikane 

 


9-15 vjec

Kurs anglishtjeje posacerisht

per moshat 9-15 vjec

(PER 9-VJECARE)

‘Messages’ eshte kurs motivues i nivelit elementar. Mesuesit dhe nxenesit shperblehen me rezultate te menjehershme me testime ne fund te cdo kapitulli. Eshte nje webside i vecante ‘Infoquest’ ku nxenesit mund te testojne dhe te pasurojne njohurite e tyre ne gjuhen angleze. Aftesite e te lexuarit permirsohen hap pas hapi me hisorite qe zhvillohen ne vazhdimesi ne fund te cdo kapitulli. Rubrika ‘Jeta dhe kultura’, e bejne gjithmone me te prekshme dhe familjare kulturen Britanike dhe Ameriane per femijet. Ushtrimet KET- dhe PET ndihmojne ne perfeksionimin e njohurive gramatikore. Programi shoqerohet me fleten e punes, aktivitetet   ‘CourseWork’ ku te gjitha njohurite e marra per cdo kapitull, testohen dhe vihen ne praktike. Rubrikat 'Learning diary', 'How's it going?' dhe ‘Study skills' bejne te mundur qe nxenesit te vete-menaxhohen dhe t`i vet-testojne njohurite e tyre ne menyre te pavarur. Ky nivel presupozon qe nxenesit ta kene studiuar anglishten ne shkollen fillore,per kete  mbulon vetem bazat e gjuhes.

Karakteristikat Kryesore

  • 'Trego ate qe di’. Rubrikat ne fund te cdo minikapitulli vene ne praktike me ushtrimet perkatese  ate cka nxenesit kane mesuar.
     
  • 'Jeta dhe Kultura’. Rubrika e historive (te cilat vazhdojne kapitull pas kapitulli) nxisin interesin e nxenesve si dhe pasurojne fjalorin e tyre me fjale te reja, duke treguar perdorimin e tyre ne praktike.
     
  • Rubrika e perseritjes modul pas moduli, ben te mundur qe cdo nxenes te krijoje nje protofolio (ditar) te punes se tij, deri ne fund te vitit.   
     
  •  ‘Paketa e Burimeve te Mesuesit’ perfshin testet, aktivitete gramatikore dhe kulturore shtese.
     
  • Ushtrimet KET dhe PET stervisin dhe praktikojne ne menyre te vazhdueshme njohurite qe nxenesit do shfaqin ne provimin e tyre final.

60x60”  nje nivel Messages

40X60” KOMPJUTER

20X60’’ SPEAKING ME MESUESE AMERIKANE

VETEM 15.000 LEKE

 




 E hene    E marte    E merkure    E enjte    E premte    E shtune  
 

Anglishte Messages
ne Smart
Board 

 
 

Kompjuter
ne laborator 

 
 

Anglishte Messages
ne Smart Board 

 
 

Kompjuter
ne laborator 

 

Anglishte Messages 

ne Smart Board 

 
 

Anglishte Speaking 
me mesues       amerikane 

 


 

 

Kurse per te rritur me 'Headway'
 

Ne qendren e kurseve ‘Meridian’ kurset e gjuhes angleze zene nje prej vendeve me te rendesishme. Qendra jone ofron kurse te gjuhes angleze teprogramuar me 50 seanca per cdo nivel . cdo seance zgjat 90 minuta dhe cdo jave zhvillohen tre seanca. Me fjale te tjera nje kursant perfundon nje nivel te gjuhes angleze ne 14 jave, qe eshte dhe koha standarte e perllogaritur nga specialistet perkates.

Pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin nje numer te konsiderueshem testesh ne menyre qe si ata vete ashtu dhe pedagoget te njihen dhe te punojne mbi pikat ku kursantet kane probleme. Ne perfundimin e nivelit kursanti pajiset me certifikaten perkatese, e njohur zyrtarsht.

Teksti i perzgjedhur per mesimdhenie eshte “New Headway Plus”, nje tekst bashkohore me nivele ne perputhje me interesat e pergjithshme te te gjitha grupmoshave. Ky edicion eshte i shoqeruar me nje fletore pune ne perputhje me tekstin dhe me nje CD te posacem per pune individuale si dhe per pune ne grup, te cilat zhvillohen gjate seancave te praktikes prane qendres sone.

Pergjate seancave teoria nderthuret me praktiken, kursanteve here pas here iu ofrohen flete pune, teste, dhe broshura informacioni te zgjeruar ne lidhje me temen e shpjeguar. Vlen per t`u permendur fakti se pergjate nje kursi qe eshte i barazvlefshem me nje nivel ne gjuhen angleze, kursanteve iu sigurohet mesimi i 800- 1000 fjaleve te reja.

Mesuesit e kurseve te gjuhes angleze jane cilesor, me pervoje dhe te trajnuar per nivelin ne te cilin japin mesim. Per nje mesimdhenie me efektive dhe nje perftim maksimal nga ana e kursanteve grupet kane nje numer te kufizuar te regjistruarish qe varion nga 8 deri ne 14 persona. Seancat sipas temes dhe nevojave zhvillohen ne tre ambjente te ndryshme; ne klasa standarde leksioni, ne klasa bashkebisedimi si dhe ne ambjentin e multimedias ku mesimdhenia shoqerohet me metariale vizive. Pervec kesaj pedagoget here pas here jane te gatshem te praktikojne mesime individuale me studentet me probleme ne lidhje me ndonje nga temat ne menyre qe te sigurohet suksesi. Gjithashtu, here pas here oret e bisedimit qendra jone preferon t’i udheheqe nga instruktore te huaj te cilet e kane gjuhen angleze gjuhe amtare.   

 

FILLESTAR/ BEGINNER

SEANCA SEANCA NE JAVE
KOHA NUMRI I NXENESVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 New Headway Beginner 20000 Leke

 Niveli fillestar eshte programuar dhe aplikohet tek ata kursante qe nuk kane asnje njohuri minimale rreth gjuhes angleze dhe njihen per here te pare me te. Ky nivel fokusohet ne krijimin e themeleve te shendosha te gjuhes angleze si ne aspektin gramatikor, ashtu dhe ne anglishten e folur dhe te bashkebisedimit. ‘Headway  Beginner’, i shoqeruar me librin e punes, dhe CD-ne  eshte teksti i perzgjedhur.  Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur dhe bashkebisedimin. Ne fund te ketij niveli kursanti supozohet te perftoje njohuri minimale te kesaj gjuhe, te krijoje baza themelore, mbi te cilat mund te ngreje i sigurte njohurite e mevonshme me te avancuara. Ne fund te kursit, kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli. 

 

ELEMENTAR/ ELEMENTARY

SEANCA SEANCA NE JAVE
KOHA NUMRI I NXENESVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 New Headway Elementary 20000 Leke

Niveli elementar eshte projektuar pqr nxenesit fillestare, te cilet kane disa njohuri minimale te gjuhes angleze, duke perfshire ketu strukturen dhe menyren e kumunikimit, por nuk jane te afte te komunikojne, shkruajne apo bashkebisedojne ne kete gjuhe. Ky nivel fokusohet pergatitijen e kursanteve me njohurite me te nevojshme elementare. Teksti i perzgjedhur eshte ‘New Headway Elementary’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur dhe bashkebisedimin. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te jete i afte te komunikoje ne menyre elementare ne anglisht, te jete i afte te te shkruaj dhe te kuptoj tekste te nje niveli gjithashtu elementar. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli. 

PARAMESATAR/ PRE-INTERMEDIATE

SEANCA SEANCA NE JAVE KOHA NUMRI I NXENESVE LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 New Headway Pre-Intermediate 20000 Leke

Niveli paramesatar eshte i pershtatshem per ata kursante qe kane njohuri baze ne gjuhen angleze dhe qe jane te afte te komunikojne, te shkruajne dhe lexojne tekste te nivelit elementar. Ky nivel fokusohet ne zgjerimin e ketyre njohurive baze. Gjate ketij niveli kursanti njihet dhe behet foles i anglishtes se perditshme, njihet dhe meson te perdore pjesen me te rendesishme te gramatikes angleze, gjithashtu pajiset me nje bagazh fjalesh te nevoitshme per te arritur te shfaq opinionin e tij ne lidhje me temat kryesore te jetes se perditshme. Teksti i perzgjedhur eshte ‘New Headway Pre- Intermediate’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur dhe bashkebisedimin. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te komunikoje dhe te shfaq mendimin e tij te argumentuar ne gjuhen angleze. Me zgjerimin e games se njohurive te tij kursanti behet i afte te lexoje tekste te nje niveli, te ndjek programe dhe te shkruaj shkrime te nje niveli me kompleks dhe me te mire argumentuara se ato te nivelit elementar. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

MESATAR / INTERMEDIATE

SEANCA SEANCA NE JAVE KOHA NUMRI I NXENESVE LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 New Headway Intermediate 20000 Leke

Niveli mesatar eshte i pershtatshem per ata individe qe kane njohuri te konsiderueshme ne gjuhen angleze, qe jane te afte te komunikojne, te marrin pjese ne dialog dhe debate, te shkruajne dhe te lexojne tekste disi te komplikuara. Gjate ketij kursi kursantit i jepet rasti te perforcoje njohurite e meparshme dhe sigurisht t’i zgjeroje ato. Kursanti gjate ketij niveli behet i afte te komunikoje, shkruaje, lexoje lirshem ne gjuhen angleze. Ai njihet me te gjitha rregullat e gramatikes te kesaj gjuhe dhe pajiset me nje bagazh fjalesh qe e bejne ate te afte te shpreh lirshem mendimin ne lidhje me cdo teme ne nderkomunikim. Teksti i perzgjedhur eshte ‘New Headway  Intermediate’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine e gjuhes angleze, rregullat e saj ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur dhe te bashkebisedoje. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te komunikoje me shqiptimin e duhur te fjaleve dhe te shfaq mendimin e tij te argumentuar plotesisht ne gjuhen angleze. Me zgjerimin e games se njohurive te tij kursanti behet i afte te lexoje tekste te nje niveli, te ndjek programe dhe te shkruaj shkrime komplekse dhe te argumentuara. Ai fillon te mesohet dhe me leximin e shkrimin e teksteve akademike. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

MBI MESATAR/ UPPER INTERMEDIATE

SEANCA
SEANCA NE JAVE
KOHA
NUMRI I NXENESVE
LIBRI
CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14
New Headway Upper Intermediate
20000 Leke

Niveli mbi mesatar eshte i pershtatshem per ata individe qe kane njohuri te konsiderueshme ne gjuhen angleze, qe jane te afte te komunikojne, te marrin pjese ne dialog dhe debate, te shkruajne dhe te lexojne lirshem dhe duan qe anglishtja e tyre te jete e nje niveli akademik, me fjale te tjera qe deshirojne te kene njohuri te avancuara te gjuhes angleze. Gjate ketij kursi kursantit i jepet rasti te perforcoje njohurite e meparshme dhe sigurisht t’i zgjeroje ato. Kursanti gjate ketij niveli behet i afte te komunikoje, shkruaje, lexoje lirshem ne gjuhen angleze si dhe ne ate akademike, te perdore nje anglishte formale dhe joformale sipas rastit. Ai njihet me te gjitha rregullat e gramatikes te kesaj gjuhe dhe pajiset me nje bagazh fjalesh qe e bejne ate teafte te shprehe lirshem mendimin ne lidhje me cdo teme ne nderkomunikim, ne cdo rast. Pergjate ketij kursi kursantet pergatiten edhe per studimet e mundshme ne institucione nderkombetare anglishtfolese. Teksti i perzgjedhur eshte ‘Headway Upper- Intermediate’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine e gjuhes angleze ne detaje, rregullat e saj ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur ne cdo ambjent. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te komunikoje ne gjuhen angleze pa asnje problem. Me zgjerimin e games se njohurive te tij kursanti behet i afte te lexoje tekste te mirqena, te ndjek programe dhe te shkruaj shkrime komplekse te argumentuara. Ai mesohen leximin, shkrimin nderthurjen dhe strategjine e teksteve akademike. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

 

AVANCUAR/ ADVANCED

SEANCA
SEANCA NE JAVE
KOHA
NUMRI I NXENESVE
LIBRI
CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14
New Headway Advanced
20000 Leke

Niveli mbi mesatar eshte i pershtatshem per ata individe qe kane njohuri te konsiderueshme ne gjuhen angleze, qe jane te afte te komunikojne, te marrin pjese ne dialog dhe debate, te shkruajne dhe te lexojne lirshem dhe duan qe anglishtja e tyre te jete e nje niveli akademik, me fjale te tjera qe deshirojne te kene njohuri te avancuara te gjuhes angleze. Gjate ketij kursi, kursantit i jepet rasti te perforcoje njohurite e meparshme dhe sigurisht t’i zgjeroje ato. Kursanti gjate ketij niveli behet i afte te komunikoje, shkruaje, lexoje lirshem ne gjuhen angleze si dhe ne ate akademike, te perdor nje anglishte formale dhe joformale sipas rastit. Ai njihet me te gjitha rregullat e gramatikes te kesaj gjuhe dhe pajiset me nje bagazh fjalesh qe e bejne ate te afte te shpreh lirshem mendimin ne lidhje me cdo teme ne nderkomunikim, ne cdo rast. Pergjate ketij kursi kursantet pergatiten edhe per studimet e mundshme ne institucione nderkombetare anglishtfolese. Teksti i perzgjedhur eshte ‘New Headway Advanced ’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine e gjuhes angleze te detajuar, rregullat e saj ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur ne cdo ambjent. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te komunikoje ne gjuhen angleze pa asnje problem. Me zgjerimin e games se njohurive te tij kursanti behet i afte te lexoje tekste te mirqena, te ndjek programe dhe te shkruaj shkrime komplekse te argumentuara. Ai meson leximin, shkrimin, nderthurjen dhe strategjine e teksteve akademike. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

 

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila