English
 

KURSI I TOEFL-it
 
SEANCA SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI
PAGESA
48 x 90 min 3 3.5 Muaj 8-14 Kaplan TOEFL 30000 Leke

 

 

TOEFL (Test of English as a Foreign Language) është një provim ndërkombëtar për të matur aftësitë në kuptimin dhe përdorimin e gjuhës angleze per ata që nuk e kanë gjuhë amtare. Provimi i TOEFL eshte kusht per pranimin në shkollat e mesme dhe universitetet ne SHBA e Kanada dhe pranohet nga te gjitha universitetet e botës si dëshmi e njohurive të gjuhës angleze.

 

TOEFL iBT teston kater aftesite e rendesishme per komunikimin efektif : te folurit, degjimin, leximin, dhe shkrimin e gjuhes angleze. Test ndihmon studentet te tregojne se kane aftesite e duhuara per te qene te suksesshem ne kuptimin dhe komunikimin ne gjuhen angleze. Provimi i TOEFL-it jepet edhe ne Shqiperi.

Testi perbehet nga kater pjese. Pjesa e pare, Reading jep disa paragrafe dhe provon aftesite per te kuptuar pjese tekstesh akadameke. Pjesa e dyte, Listening teston adtesite e te kuputuarit te angishtes standarte te folur ne kolegjet apo universitetet Amerikane. Speaking, qe perben pjesen e trete te testit, mat aftesite per te shprehur ne gjuhen angleze mendime, eksperienca, ide personale apo per te permbledhur pjese leximi ose degjimi qe jepen gjate provimit. Pjesa e katert dhe e fundit perbehet nga dy pyetje dhe teston aftesine per te shkruar ne anglisht.

Kursi ne qendren MERIDIAN i pergatit studentet per te kater keto pjese te testuara ne provim duke ndjekur metodat me eficente dhe moderne dhe mesimdhenie interaktive ku kerkohet pjesemarrja e nxenesit ne menyre qe keta te jene te afte te komunikojne ne Anglisht. Kursi jepet nga mesues te pergatitur, nje pjese e te cileve jane te huaj dhe kane anglishten gjuhen amtare, dhe shoqerohet me Multimedia per te permiresuar aftesine e nxenesve per te degjuar, kuptuar, e folur anglisht ne standartet e kerkuara nga provimi i TOEFL. Gjithashtu nxenesit bejne disa provime prove ne kompjuterat me internet te qendres, per tu ambjentuar me pyetjet, formatin dhe atmosferen e provimit. Njekohesisht qendra jone eshte nje qender e aprovuar per te dhene provimin e TOEFL-it.

 

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila