English
 

KURSI I GJUHES FRENGE
 

Kursi i frengjishtes ne qendren MERIDIAN aktualisht eshte i organizuar ne dy nivele. Kursi zhvillohet ne mjedise komode nga mesues te zgjedhur e te pergatitur me mjete mesimore dhe tekste bashkekohore. Organizimi dhe objektivat per secilin nivel jane si me poshte:

Niveli I

Seanca SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 Tempo 20000 Leke

Ne nivelin e pare te kursit te Frengjishtes synojme te njohim kursantin me alfabetin e gjuhes Frenge, dialogjet e shkrutra dhe fillimisht te thjeshta duke i permiresuar gradualisht. Me pas qellimi i kursit eshte te mundesoje kursantet te jene ne gjendje te formojne dialogjet e tyre, te kene nje fjalor te konsiderueshem qe do t'u mundesoje te komunikojne lirshem ne rrethana te jetes se perditshme.

Kursanti synohet te mesoje rregullat themelore te gjuhes frenge, shoqeruar edhe me njohuri te pergjithshme rreth kultures franceze. Ne kete menyre kursanti do te jete i afte te kuptoje tekste te thjeshta,dhe vete te jete ne gjendje te shprehet rreth ngjarjeve te perditshme dhe rreth temave të lidhura me ngjarjet aktuale ne France.

 

Niveli II

SEANCA SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 Tempo 20000 Leke

Shume nga njohurite  gramatikore dhe te fjalorit merren ne nivelin e pare te gjuhes fringe,me qellim fiksimi dhe pervetesimi ne menyre sa me te mire.
  Ne nivelin e dyte te kursit, fillimisht kursanti do te ritakoje ne situate te reja gjuhesore.Me vone kursanti do te vazhdoje te thelloje njohurite duke shtuar bagazhin e fjaleve te reja dhe te njohurive gramatikore.Kjo do te behet sipas nje skeme kronologjike,Kjo do ta ndihmoje te shprehet me lirshem dhe me I sigurte lidhur me preferencat e tij,organizimin e kohes se lire,te kerkoje nje informacion qe lidhet me nje nevoje te caktuar,te jape urdhera dhe keshilla,te rindertoje dhe te tregoje nje ngjarje deshmitar I se ciles ka qenq,te formuloje edhe me shkrim kerkesa dhe ankesa,lidhur me aspekte te ndryshme te veprimtarise se perditshme.
  Ne nivelin e dyte kursantit I jepet me shume pavaresi ne te folur dhe me shume siguri net e shkruar.Ky kurs e ndihmon gjithashtu studentin edhe ne njohjen me te thelluar te jetes dhe kultures ne France.

- Studentet qe mbarojne te dy kurset e Frengjishtes duhet te arrijne te shkruajne hartime te shkurter frengjisht rreth perjetimeve personale, familjare, apo ngjarjeve te perditshme
Përmes ushtrimeve me lexim, analizimit të teksteve dhe punimeve me shkrim, qëllimi është të mësojnë të ndërtojnë mendimet dhe argumentimet në prezentime gojore dhe të shkruara duke filluar nga ato me te thjeshtat ne ato me te avancuarat.

- Ne fund te dy etapave te mesimdhenies se gjuhes Frenge kursantet duhet te komunikojne lirshem ne France apo ne cilindo mjedis kur flitet gjuha frenge, dhe do mund te shpjegojne ngjarjet, mendimet, perjetimet, dhe ndjenjat e tyre, permes dialogeve dhe shkrimeve te formuar sipas rregullave te gjuhes frenge, me fjalorin e akumuluar gjate kursit.

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila