KURSI I GJUHES SHQIPE
Niveli |
Seancat |
Seanca në javë
|
Koha |
Numri i nxënësve
|
Libri
|
Pagesa |
I |
50 X 90 min |
3 |
4 Muaj |
8-14 |
Shqip? S'ka problem |
20000 Leke |
II |
50 X 90 min |
3 |
4 Muaj |
8-14 |
Gjuha Shqipe per te Huaj |
20000 Leke |
- Ne qendren tone zhvillohet edhe kursi per mesimin e gjuhes shqipe. Ky kurs synon t'u mesoje te interesuarve konceptet kryesore qe lidhen me gramatiken e kesaj gjuhe, mbeshtetur kjo prej nje pasuri te konsiderueshme te fjaleve me te perdorura.
- Tekstet baze permbushin nivelet e mesimit. Punohet me dy tekste kryesore
- 'Shqip? S'ka problem' dhe
- 'Gjuha Shqipe per te Huajt dhe Shqiptaret Jashte Atdheut'.
Mesimdhenia shoqerohet edhe me CD per te ndihmuar praktikimin e gjuhes shqipe.
Synimi yne eshte qe t'u mesojme te interesuarve elementet themelore qe mbajne ne kembe kete gjuhe kaq te vjeter.
Permes disa mesimeve hyrese synohet formimi i disa shprehive te thjeshta rreth shqipes, shprehi qe me vone do te ndihmojne ne orientimin me te mire te te huajve drejt mesimit te koncepteve te rendesishme gramatikore, fjaleformuese e leksikologjike.
Ne kete kurs u kushtohet rendesi koncepteve me te rendesishme te gjuhes shqipe qe lidhen me kategorite e emrit, foljes, mbiemrit, peremrit, ndajfoljes etj.
Logjikisht fillohet nga me e lehta te me e nderlikuara. Shkalle-shkalle formohen konceptet gramatikore, rritet aftesia fjaleve fjaliformuese sipas rregullave te gjuhes shqipe, kalohet nga fjalite e thjeshta – modele te fjalite e formuara nga kursanti, bazuar ne njohurite e tij.
Vend me rendesi ze fjalori, shpjegimi i kuptimit te fjaleve dhe ndryshimet qe ato perbejne ne procesin e te folurit. Pjeset per lexim fillimisht jane kushtezuar nga njohuri te kufizuara e synohet qe ky rreth njohurish te zgjerohet.
Sensi praktik, koncepti i orientimit praktik te kursantit ne nje ambient shqiptar qendron ne themel te disa teksteve, te cilat te thjeshte ne dukje, plotesojne nevojat utilitare Zgjerimi i njohurive per shqipen permes tyre eshte synimi i perhershem i ores se mesimit te shqipes.
Bota shqiptare eshte prezente permes ketyre teksteve, duke filluar nga emrat e njerezve, te rrugeve, sendeve karakteristike, gatimeve tradicionale, shpalosjes se bukurive te Shqiperise etj.
Shprehite praktike per mesimin e gjuhes shqipe mbeshteten prej nje numri te madh e te larmishem ushtrimesh. Ata jane te ndare ne disa kategori:
e. Ushtrime me vendosje fjalesh ne menyre te çrregullt, me “defekte” gramatikore qe kerkojne vemendje dhe asimilim te rregullave te mesuara
Shembujt me se shumti dhe ushtrimet mbeshteten ne kulturen shqiptare e boten e popullit qe e mbart ate.
Ne kete kurs kemi menduar qe bashkebisedimi mesues – kursant apo kursant – kursant, drejtuar nga mesuesi mund te jape rezultate te mira ne pervetesimin e koncepteve baze te gjuhes shqipe. Nje element tjeter qe do te shfrytezohet sa vjen e me teper do te jete degjimi i incizimeve te pjeseve te ndryshme ne CD me qellim qe te perdoret edhe nje element me teper ne pervetesimin e gjuhes se folur praktike.
|