English
 

KURSE PER GJUHEN GJERMANE
 

Seria e re e metodes se SCHRITTE eshte nje metode e domosdoshme per ata qe duan te marrin certifikaten e gjermanishtes. Bashke me librin e mesimit jepet fletorja e punes dhe 2 kaseta per pjesen e degjimit .Kjo eshte nje seri e kompletuar dhe e pershtatshme per metode kursi .Ne metode fillohet nga temat me te nevojshme ne menyre te hollesishme dhe per temat me te nderlikuara eshte marre ndihme nga interneti.Kursanti pas mesimit mund t'i vazhdoje mesimet ne ambientin e internetit.

Niveli I

Seanca SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 Schritte 20000 Leke

Niveli i pare eshte i perbere nga 12 unite te perqendruara rreth 3 temave kryesore.Ne kete nivel ne rradhe te pare mesohet prezantimi,bisedimi rreth vetes dhe per ata qe ke perballe.Temat fillojne nga vetja dhe vazhdojne me ambientin perreth dhe personat qe jane afer.Temat qe punohen ne rradhe te pare jane te pergatitura sipas jetes se perditshme ne shkolle,familje,shtepi dhe pune.Njekohesisht mesohet edhe menyra e komunikimit te perditshem ne keto ambiente.Paralel me keto tema jepen njohurite gjuhesore,gramatikore dhe mesohen rreth 1200 fjale te reja.Ne gramatike mesohen koha e tashme, e kryer dhe e kryer e thjeshte.Niveli i pare eshte 50 seanca dhe nxenesi ne kete nivel meson dhe zhvillon leximin,degjimin,shkrimin dhe komunikimin.

Niveli II

SEANCA SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
50 x 90 min 3 4 Muaj 8-14 Schritte 20000 Leke

 

Niveli i dyte eshte i perbere nga 12 unite te perqendruara ne 3 tema kryesore.Ne kete nivel mesohet vleresimi i kohes se lire si ne festat familjare,ne pazar si dhe ne biseda dhe ambiente me te nderlikuara.Ne kete nivel mesohen rreth 1000 fjale te reja dhe gjithashtu ne menyre te persosur koha e kryer dhe tema gramatikore te veshtira.Edhe niveli i dyte perbehet nga 50 seanca.Nxenesi qe i mbaron keto 2 nivele mund ta perdore me lehtesi gjuhen gjermane ne jeten e perditshme.

 

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila