English
 

IELTS



SEANCA SEANCA NË JAVË
KOHA NUMRI I NXËNËSVE
LIBRI CMIMI
48 x 90 min 3 3.5 Muaj 7-14 McMILLAN 30000 Leke

Çfare eshte IELTS?

Sistemi nderkombetar  i testimit te gjuhes angleze (IELTS),eshte projektuar per te vleresuar aftesite gjuhesore te anglishtes te kandidateve te cilet deshirojne te studiojne ose te punojne ne shtete ku anglishtja eshte  gjuha e komunikimit. IELTS behet  bashkerisht nga  British Council, the University of Cambridge ESOL Examinations dhe IELTS Australia.

Kush duhet ta japi IELTS?

Kushdo qe deshiron te ndjeke arsimin e larte ose karrieren e tij jashte duhet te paraqitet per testin. IELTS eshte i njohur nga universitete dhe punedhenes ne shume vende te botes perfshire Australine,Kanadane,Irlanden,Zelanden e Re,Mbreterine e Bashkuar dhe USA. Eshte gjithashtu i njohur edhe nga organet profesionale,autoritetet e emigracionit dhe agjencite e tjera qeveritare.Cdo vit me shume se 700,000 persona e japin kete provim.

Kush mund ta japi IELTS?

Kushdo qe eshte ne perfundim te shkollimit dhe kushdo qe eshte mbi moshen 16 vjec mund ta japi IELTS. Gjithashtu personat te cilet jane me nivel te larte arsimor dhe /ose pervoje mund ta japin kete provim.Vetem se IELTS nuk eshte i administruar online si TOEFL..Zakonisht rezultatet jane ne dispozicion dy jave nga data e testimit.provimit.Kandidatet nuk mund ta rijapin testin ne asnje qender tjeter pa kaluar tre muaj nga data e fundit e dhenies se tij.

Nga se perbehet testi IELTS?

IELTS ka dy versione – Moduli Akademik dhe Moduli i Trainimit te Pergjithshem.Moduli Akademik eshte per ata te cilet kerkojne te pranohen ne universitete ose institucione te tjera te arsimit te larte. Moduli i Trainimit te Pergjithshem eshte per at ate cilet planifikojne te ndermarrin trajnime jo akademike ose per te fituar pervoje pune ,ose per qellime emigracioni.

Formati i testit IELTS 

Testi eshte i perbere nga kater pjese-Degjimi, Leximi, E folura dhe E  shkruara. Pjeset  e Degjimit dhe te Folures jane te njejta per te gjithe kandidatet. Pjeset e Leximit dhe te Shkruarit jane te ndryshme per trainimin akademik dhe ate te pergjithshem. Vihet re se modulet e trainimit te pergjithshem mund te mos jene ne dispozicion ne te gjitha qendrat e testimit. Studentet duhet te specifikojne zgjedhjen e versionit te tyre ne qendren e testimit.
Degjimi - 4 jese, 40 pyetje, 30 minuta
E folura - interviste, 15 minuta
Leximi – te ndryshme per Akademike ose te pergjithshme - 3 pjese, 40 pyetje, 60 minuta
Shkrimi- te ndryshme per Akademike ose te pergjithshme - 2 pjese shkrimi (e para me 150 fjale dhe e dyta me 250 fjale)60 minuta
Degjimi,Leximi dhe Shkrimi duhet te jepen ne te njejten dite ,ndersa pjesa e te Folures duhet te jepet shtate dite para ose pas pjeseve te tjera,sipas udhezimit qe do t`ju japi qendra.

Rezultatet e IELTS 

Ju merrni nje rezultat ndermjet 1 dhe 9,ku 9 eshte rezultati me i larte qe ju mund te merrni.Jane te mundshme te merren edhe rezultate me gjysma si 7.5.Universitetet shpesh kerkojne nje rezultat 6 ose 7 te IELTS .Ata gjithashtu mund te kerkojne edhe nje rezultat minimal ne secilen nga kater pjeset.

Ku mund ta jap provimin?

Ne me shume se 120 vende te botes gjenden me shume se 300 qendra te akredituara per dhenien e provimit te IELTS.Ne vit ka 48 data provimi ne dispozicion.Cdo qender testimi ofron deri ne kater teste ne muaj sipas kerkesave lokale.Ne disa qendra ju mund ta jepni testin  IELTS ne versionin computer-based.Kjo eshte e vlefshme vetem per modulin akademik.Nje liste te plote te qendrave te testimit mund t`i gjeni ne kete adrese  www.ielts.org.

Perpara se te keni te drejten e dhenies se testit ju duhet te aplikoni ne nje qender testimi.Se bashku me formen e aplikimit ne qendren e testimit paraqiten edhe dy foto pashaporte dhe fotokopia e mjetiti te identifikimit.Qendra e testimit do t`ju konfirmoje daten dhe orarin kur do te jepni testin.

 

 

 

Copyright 2007-2009© Qendra e Kurseve "MERIDIAN" . Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr "Frederik Shiroka", Nr 52, Tiranë     Tel: +355 69 510 4428
Programmed by Brikena Toçila