Qendra e kurseve ‘Meridian’, nje qender kursesh ne zhvillim eshte e para dhe e vemtja qender ne te gjithe Shqiperine qe ofron kurse pergatitore per ata individe qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta prane instituteve perkatese te edukimit te larte ne Turqi. Nje nga kushtet kryesore te pranimit ne keto institute eshte rezultati i marre nga testi i pare Testi Njohurive Baze i testimit YÖS i cili eshte ekzluzivisht i programuar dhe administruar nga OSYM per kandidatet e huaj.
Testimi perbehet nga pyetje standarde te cilat kerkojne njohuri te mjaftueshme, mprehtesi dhe prakticitet. Duke qene nje nga testimet e pakta, rezultatet e te cilit jane te vlefshme per tu pranuar ne institucionet e edukimit te larte ne Turqi per kandidatet e huaj dhe me nje raport te larte konkurrence, njohurite baze te matematikes dhe nje llogjikim abstrakt i nivelit mesatar qe kandidati perfton nga shkolla e mesme mund te mos jene te mjaftueshme per rezultatin e kerkuar. Aq me shume kur koha eshte e kufizuar me 90 minuta.
Qendra jone ofron nje kurs YÖS te programuar me 45 seanca nga 90 minuta secila, tre, dy ose nje here ne jave sipas kekesave te kursanteve per intensivitetin e kursit. Gjithashtu kursantet jane te lire te perzgjedhin gjuhen e mesimdhenies mes gjuhes shqipe, gjuhes angleze dhe gjuhes turke. Gjuha e mesimdhenies nuk ndikon aspak ne suksesin e kandidatit ne provim meqe pyetjet e YÖS jane te dizenjuara ne baze vizuale bazuar ne shenja konvencionale nderkombetare. Megjithate per kandidatet qe jane disi te preokupuar per kete fakt dhe njohin nje nga dy gjuhet udhezuese ne testim, qe jane gjuha angleze dhe gjuha turke, kurset ofrohen dhe ne keto dy gjuhe.
Pervec kesaj, pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin disa provime YÖS me perberje dhe ne kushte te njejta me ato te vete testimit YÖS, ne menyre qe ata te jene totalisht te mesuar me kete eksperience. Kursi fokusohet ne zgjerimin e njohurive te kursanteve si dhe ne mesimin e strategjive te nevojshme per nje rezultat me te larte.
Teksti i perzgjedhur per mesimin e teorise dhe strategjive perkatese sipas llojit te pytjeve te matematikes eshte‘’, nje edicion bashkekohor i perzgjedhur mes shume te tjereve per qartesine e tij. Ky tekst eshte pergatitur nga nje grup pedagogesh me eksperience disa vjecare ne pergatitjen e teksteve dhe kandidateve per testimin YÖS. Teksti eshte i pajisur dhe me ushtrim, grup pyetje dhe testime ne fund te cdo kapitulli ne lidhje me temen e shpjeguar.
Kursantet tone gjithashtu pajisen me nje tjeter tekst ‘’ i pergatitur dhe dizenjuar per mesimin e llogjikimit abstrakt. Ky tekst gjithashtu eshte nje edicion bashkekohor i pergatitur nga nje grup pedagogesh me experience ne pergatitjen e teksteve dhe kandidateve per testimin YÖS dhe ky tekst eshte i pajisur dhe me ushtrim, grup pyetje dhe testime ne fund te cdo kapitulli ne lidhje me temen e shpjeguar.
Pergjate seancave teoria nderthuret me praktiken, kursanteve here pas here iu ofrohen flete pune, teste, dhe broshura informacioni te tjera te zgjeruara ne lidhje me temen e shpjeguar. Pra, nepermes ketij kursi kursanti jo vetem zgjeron njohurite e tij dhe siguron nje rritje te kon siderueshme te rezultatit fillestar te testimit YÖS, por ne te njejten kohe perfton nje elokuence dhe llogjikim te nivelit te larte te nevojshem per studimet elarta
Pedagoget e kursit YÖS jane me pervoje ne fushen e tyre. Per nje mesimdhenie me efektive dhe nje perftim maksimal nga ana e kursanteve grupet kane nje numer te kufizuar te regjistruarish qe varion nga 8 deri ne 14 persona. Seancat sipas temes dhe nevojave zhvillohen ne tre ambiente te ndryshme; ne klasa standarte leksioni, ne klasa pune ne grup si dhe ne ambientin e multimedias ku mesimdhenia shoqerohet me metariale vizive. Pervec kesaj pedagoget here pas here jane te gatshem te praktikojne mesime individuale me studentet me probleme apo paqartesi ne lidhje me ndonje nga temat ne menyre qe te sigurohet suksesi.
PROVIMI PER NXENESIT E HUAJ (YÖS)
Ky testim, i njohur ndryshe si YÖS, eshte programuar posacerisht per kandidatet e huaj qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne institucionet e perkatese te edukimit te larte ne Turqi. Ky testim eshte programuar dhe administrohet ekskluzivisht nga Qendra e Perzgjedhjes dhe Vendosjes te Studentave (OSYM) me qender ne Ankara te Turqise.
Rezultatet e ketij testimi jane te vlefshme vetem per ato kandidate aplikante qe deshirojne te behen pjese e programeve te larta dhe universitare prane institucioneve perkatese ne Turqi. Rezultatet e testimit YÖS nuk jane te vlefshme per studentat qe jane te regjistruar ne cilindo prej programeve prane institucioneve te edukimit te larte ne Turqi por deshirojne te transferohen. Rezultatet e YÖS gjithashtu jane te pavlefshme dhe per ata studenta qe duan te vazhdojne studimet pasuniversitare prane keture institucioneve. Aplikimi i ketyre dy kategorive eshte i drejtperdrejte prane institucienit te edukimit te larte perkates.
Provimi per nxenesit e huaj (YÖS) eshte nje ‘mates aftesish’ qe perbehet nga dy teste. Te dy testet jane te dizenjuara me nga pese alternativa per cdo pyetje nga cilat vetem njera eshte ajo e sakta. Testi i pare, ‘Testimi i Njohurive Baze’ teston njohurite dhe aftesite baze te kandidatit. Ne testim nuk perfshihen pyetje mbi Fiziken, Kimine, Biologjine apo Gjeografine. Pyetjet jane te dizenjuara vizualisht me nje varesi minimale ne gjuhe, sidoqofte shpjegimet mbi pyetjet e testit jane te dhena si ne gjuhen angleze ashtu dhe ne gjuhen turke. Nenvizohet fakti qe vetem rezultatet e ‘Testimit te Njohurive Baze’ do te merren parasysh gjate aplikimit te kandidateve per pranimin ne institucionet e edukimit te larte.
Testi i dyte, ‘Testimi i Njohurive te Gjuhes Turke’ teston njohurite e kandidatit rreth gjuhes se shkruar Turke.
Kandidatet duhet te kene perfunduar ose te jene ne vitin e fundit te shkolles se mesme. Nenshtetasit e Republikes se Turqise ashtu si nenshtetasit e Qipros Veriore nuk e gezojne te drejten te aplikojne per te nderrmarre testimin e YÖS. Kandidatet me dy nenshtetesi, njera nga te cilat eshte nga te lartepermendurat nuk e gezojne te drejten te aplikojne per te nderrmarre testimin e YÖS.
Pasi rezultatet e YÖS publikohen, kandidatet aplikojne ne institutet e larta te edukimit sipas preferencave. Rezultatet e Testimit YÖS eshte nje nga kriteret me te rendesishme per pranim. Vetem kandidatet qe kane arritur te marrin nje rezultat minimalisht prej 40 nga YÖS gezojne te drejten te aplikojne prane institucioneve te larta te edukimit. Aplikimi i kandidateve qe kane nje rezultat me te ulet se 40 eshte i pavlefshem dhe nuk merret parasysh.
Ata individe qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne Turqi, pervec YÖS kane te drejten te aplikojne me rezultatet e disa prej testimeve nderkombetare te njohurive per nxenesit e shkollave te mesme. Jo te gjithe testimet nderkombetare te njohurive jane ekuivalente me YÖS, prandaj vetem aplikimet me rezultatet e testimeve ekuivalente me YÖS jane te vlefshme.
Testimi i Njohurive te Gjuhes Turke nuk merret ne konsiderate gjate perzgjedhjes per pranimin e kandidateve ne programet e edukimit te larte. Ne baze te ketij testimi vendoset vetem nese kandidati i pranuar ne ndonje nga programet qe zhvillohen ne gjuhen turke eshte i afte apo jo te ndjeke studimet ne kete gjuhe.
Disa nga universitetet qe ndodhen ne Turqi i zhvillojne programet e tyre totalisht ne gjuhe te huaj (anglisht, gjermanisht etj) kurse disa te tjere ne menyre te pjesshme. Kandidatet e pranuar ne nje nga programet e edukimit te larte ku gjuha e edukimit eshte gjuha turke ne baze te rezultateve te Testimit te Njohurive te Gjuhes Turke fillojne ndjekjen e programeve menjehere. Nese rezultatet e Testimit te Njohurive te Gjuhes Turke shprehin pamjaftueshmeri njohurish te kesaj gjuhe, kandidatit i jepet e drejta deri ne nje vit qe te pergatitet per te arritur ne nje nivel te mjaftueshem ne njohjen e gjuhes e turke, periudhe pas se ciles kandidati fillon edukimin e rregullt prane programit ku eshte pranuar mepare.
Kritere te Pergjithshme
Kushtet e perzgjdhjes te kandidateve, testimi dhe percaktimi i tyre ne programet e edukimit te larte prane institucioneve perkatese ne Turqi si pjese e procedurave te YÖS per nje numer te kufizuar vendesh te deklaruara me pare jane ekskluzivisht e drejte dhe kompetence e Qendres se Perzgjedhjes dhe Vendosjes te Studentave (OSYM) me qender ne Ankara te Turqise.
OSYM merret vetem me ata kandidate qe deshirojne te pranohen ne nje program te larte. Ata kandidate te interesuar te vazhdojne studimet e tyre pasuniversitare ne ndonje prej institucioneve te edukimit te larte ne Turqi jane te detyruar te aplikojne personalisht prane institucionit te edukimit te larte prane te cilit ata jane te interesuar te arsimohen. E njejta procedure duhet te ndiqet dhe nga ata student ate regjistruar ne ndonje program prane nje instituti te edukimit te larte por preferojne te kaljne tek nje tjeter. OSYM nuk merret me perzgjedhjen dhe percaktimin e programit te ketyre dy kategorive.
Kushtet per Aplikim
Aplikantet duhet te jene me nje nenshtetesi te ndryshme nga ajo turke dhe ajo e Qipros veriore. Aplikantet me dy nenshtetesi, njera nga te cilat nga dy te lartpermendurat nuk mund te jene pjese e ketij testimi gjithashtu.
Kandidatet duhet te kene perfunduar ose te jene ne vitin e fundit te edukimit te mesem ne nje shkolle ku edukimi i mesem i ofruar eshte equivalent me edukimin e mesem te ofruar nga shkollat e mesme ne Turqi.
Testimi
Testimi konsiston ne dy faza. ‘Testimi i Njohurive Baze' teston njohurite dhe llogjikimin abstrakt te kandidatit. Pyetjet jane te dizenjuara vizualisht me nje varesi minimale ne gjuhe, sidoqofte shpjegimet mbi pyetjet e testit jane te dhena si ne gjuhen angleze ashtu dhe ne gjuhen turke. ‘Testimi i Njohurive te Gjuhes Turke' teston njohurite e kandidatit ne lidhje me gjuhen turke dhe aftesine e tij per te kuptuar kete gjuhe.
Ne rast se kandidati deshiron te testohet prane qendres se testimit ne Ankara ai duhet te jete i pajisur me nje pasaporte te vlefshme. Per kandidatet qe do testohen prane qendrave ne shtetet e tjera dhe jane nenshtetas te ketij shteti nje karte e vlefshme identifikimi eshte e mjaftueshme. Ata kandidate qe nuk jane nenshtetas te shtetit ku qendra e testimit ndodhet jane te detyruar t’iu pergjigjen kerkesave zyrtare te shtetit ne fjale.
Vleresimi, Percaktimi dhe Publikimi i Rezultateve
Rezultatet e te dy testimeve perllogariten ne menyre te pavarur nga njeri tjetri. Ne perputhje me rregullat, te cilat shprehen ne detaje ne broshuren e Prezantimit te YÖS nga OSYM, vetem rezultatet e ‘Testimit te Njohurive Baze’ merren parasysh per pranimin ne universitet. Cilado gjuhe qofte gjuha instruktive e deges perkatese, rezultatet e ‘Testimit te Njohurive te Gjuhes Turke’ nuk merren parasysh gjate procesit te perzgjedhjes te studentave. Rezultati i ketij provimi merret parasysh vetem e vetem pasi kandidati eshte pranuar ne nje program ku gjuha instruktive eshte gjuha turke per te vendosur nese ai eshte ne gjendje te filloje edukimin e larte ne kete gjuhe menjehere apo jo.
Pas vleresimit dhe percaktimit te rezultateve ‘Karta e Rezultateve te Testimit’ i dergohet cdo kandidati me poste. Kandidatet duhet te aplikojne per regjistrim ne programet ku ata jane pranuar gjate periudhes se regjistrimeve te institucionit te edukimit te larte perkates gjate periudhes se regjistrimeve per ate vit akademik.
Disa nga universitetet qe ndodhen ne Turqi i zhvillojne programet e tyre totalisht ne gjuhe te huaj (anglisht, gjermanisht etj) kurse disa te tjere ne menyre te pjesshme. Kandidatet qe jane pranuar ne programe ku gjuha instruktuese eshte gjuha turke por njohurite e tyre te kesaj gjuhe sipas rezultateve te ‘Testimit te Njohurive te Gjuhes Turke’ jane te pamjaftueshme duhet te regjistrohen ne programin perkates por gjithashtu iu njihet e drejta e deri ne nje vit per te perparuar dhe provuar perparimin e tyre ne kete gjuhe. Pas kesaj ata gezojne te drejten te fillojne edukimin prane programeve perkatese.