+355 4 2235 391
 Rregjistrohu per sezonin e Shkurtit

Headway MbiMesatar

Ne qendren e kurseve ‘Meridian’ kurset e gjuhes angleze zene nje prej vendeve me te rendesishme. Qendra jone ofron kurse te gjuhes angleze teprogramuar me 50 seanca per cdo nivel . cdo seance zgjat 90 minuta dhe cdo jave zhvillohen tre seanca. Me fjale te tjera nje kursant perfundon nje nivel te gjuhes angleze ne 14 jave, qe eshte dhe koha standarte e perllogaritur nga specialistet perkates.

Pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin nje numer te konsiderueshem testesh ne menyre qe si ata vete ashtu dhe pedagoget te njihen dhe te punojne mbi pikat ku kursantet kane probleme. Ne perfundimin e nivelit kursanti pajiset me certifikaten perkatese, e njohur zyrtarsht.

Teksti i perzgjedhur per mesimdhenie eshte “New Headway Plus”, nje tekst bashkohore me nivele ne perputhje me interesat e pergjithshme te te gjitha grupmoshave. Ky edicion eshte i shoqeruar me nje fletore pune ne perputhje me tekstin dhe me nje CD te posacem per pune individuale si dhe per pune ne grup, te cilat zhvillohen gjate seancave te praktikes prane qendres sone.

Pergjate seancave teoria nderthuret me praktiken, kursanteve here pas here iu ofrohen flete pune, teste, dhe broshura informacioni te zgjeruar ne lidhje me temen e shpjeguar. Vlen per t`u permendur fakti se pergjate nje kursi qe eshte i barazvlefshem me nje nivel ne gjuhen angleze, kursanteve iu sigurohet mesimi i 800- 1000 fjaleve te reja.

Mesuesit e kurseve te gjuhes angleze jane cilesor, me pervoje dhe te trajnuar per nivelin ne te cilin japin mesim. Per nje mesimdhenie me efektive dhe nje perftim maksimal nga ana e kursanteve grupet kane nje numer te kufizuar te regjistruarish qe varion nga 8 deri ne 14 persona. Seancat sipas temes dhe nevojave zhvillohen ne tre ambjente te ndryshme; ne klasa standarde leksioni, ne klasa bashkebisedimi si dhe ne ambjentin e multimedias ku mesimdhenia shoqerohet me metariale vizive. Pervec kesaj pedagoget here pas here jane te gatshem te praktikojne mesime individuale me studentet me probleme ne lidhje me ndonje nga temat ne menyre qe te sigurohet suksesi. Gjithashtu, here pas here oret e bisedimit qendra jone preferon t’i udheheqe nga instruktore te huaj te cilet e kane gjuhen angleze gjuhe amtare.

Niveli mbi mesatar eshte i pershtatshem per ata individe qe kane njohuri te konsiderueshme ne gjuhen angleze, qe jane te afte te komunikojne, te marrin pjese ne dialog dhe debate, te shkruajne dhe te lexojne lirshem dhe duan qe anglishtja e tyre te jete e nje niveli akademik, me fjale te tjera qe deshirojne te kene njohuri te avancuara te gjuhes angleze. Gjate ketij kursi kursantit i jepet rasti te perforcoje njohurite e meparshme dhe sigurisht t’i zgjeroje ato. Kursanti gjate ketij niveli behet i afte te komunikoje, shkruaje, lexoje lirshem ne gjuhen angleze si dhe ne ate akademike, te perdore nje anglishte formale dhe joformale sipas rastit. Ai njihet me te gjitha rregullat e gramatikes te kesaj gjuhe dhe pajiset me nje bagazh fjalesh qe e bejne ate teafte te shprehe lirshem mendimin ne lidhje me cdo teme ne nderkomunikim, ne cdo rast. Pergjate ketij kursi kursantet pergatiten edhe per studimet e mundshme ne institucione nderkombetare anglishtfolese. Teksti i perzgjedhur eshte ‘Headway Upper- Intermediate’ i shoqeruar me librin e punes dhe Cd-ne. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine e gjuhes angleze ne detaje, rregullat e saj ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur ne cdo ambjent. Ne fund te ketij niveli kursanti presupozohet te komunikoje ne gjuhen angleze pa asnje problem. Me zgjerimin e games se njohurive te tij kursanti behet i afte te lexoje tekste te mirqena, te ndjek programe dhe te shkruaj shkrime komplekse te argumentuara. Ai mesohen leximin, shkrimin nderthurjen dhe strategjine e teksteve akademike. Ne fund te kursit kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

    • SEANCA
    • SEANCA NE JAVE
    • KOHA
    • NUMRI I NXENESVE
    • LIBRI
    • CMIMI
    • 50 x 90 min
    • 3
    • 4 Muaj
    • 7 - 14 persona
    • New Headway Upper Intermediate
    • 25000 Lekë
©2017 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"