+355 4 2235 391
 Rregjistrohu per sezonin e Shkurtit

Headway Fillestar

Ne qendren e kurseve ‘Meridian’ kurset e gjuhes angleze zene nje prej vendeve me te rendesishme. Qendra jone ofron kurse te gjuhes angleze teprogramuar me 50 seanca per cdo nivel . cdo seance zgjat 90 minuta dhe cdo jave zhvillohen tre seanca. Me fjale te tjera nje kursant perfundon nje nivel te gjuhes angleze ne 14 jave, qe eshte dhe koha standarte e perllogaritur nga specialistet perkates. Pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin nje numer te konsiderueshem testesh ne menyre qe si ata vete ashtu dhe pedagoget te njihen dhe te punojne mbi pikat ku kursantet kane probleme. Ne perfundimin e nivelit kursanti pajiset me certifikaten perkatese, e njohur zyrtarsht. Teksti i perzgjedhur per mesimdhenie eshte “New Headway Plus”, nje tekst bashkohore me nivele ne perputhje me interesat e pergjithshme te te gjitha grupmoshave. Ky edicion eshte i shoqeruar me nje fletore pune ne perputhje me tekstin dhe me nje CD te posacem per pune individuale si dhe per pune ne grup, te cilat zhvillohen gjate seancave te praktikes prane qendres sone. Pergjate seancave teoria nderthuret me praktiken, kursanteve here pas here iu ofrohen flete pune, teste, dhe broshura informacioni te zgjeruar ne lidhje me temen e shpjeguar. Vlen per t`u permendur fakti se pergjate nje kursi qe eshte i barazvlefshem me nje nivel ne gjuhen angleze, kursanteve iu sigurohet mesimi i 800- 1000 fjaleve te reja. Mesuesit e kurseve te gjuhes angleze jane cilesor, me pervoje dhe te trajnuar per nivelin ne te cilin japin mesim. Per nje mesimdhenie me efektive dhe nje perftim maksimal nga ana e kursanteve grupet kane nje numer te kufizuar te regjistruarish qe varion nga 8 deri ne 14 persona. Seancat sipas temes dhe nevojave zhvillohen ne tre ambjente te ndryshme; ne klasa standarde leksioni, ne klasa bashkebisedimi si dhe ne ambjentin e multimedias ku mesimdhenia shoqerohet me metariale vizive. Pervec kesaj pedagoget here pas here jane te gatshem te praktikojne mesime individuale me studentet me probleme ne lidhje me ndonje nga temat ne menyre qe te sigurohet suksesi. Gjithashtu, here pas here oret e bisedimit qendra jone preferon t’i udheheqe nga instruktore te huaj te cilet e kane gjuhen angleze gjuhe amtare. Niveli fillestar eshte programuar dhe aplikohet tek ata kursante qe nuk kane asnje njohuri minimale rreth gjuhes angleze dhe njihen per here te pare me te. Ky nivel fokusohet ne krijimin e themeleve te shendosha te gjuhes angleze si ne aspektin gramatikor, ashtu dhe ne anglishten e folur dhe te bashkebisedimit. ‘Headway Beginner’, i shoqeruar me librin e punes, dhe CD-ne eshte teksti i perzgjedhur. Kjo metode bashkohore i jep mundesine kursantit te mesoje teorine ashtu si dhe te praktikoje qofte gjuhen e shkruar ashtu dhe ate te folur dhe bashkebisedimin. Ne fund te ketij niveli kursanti supozohet te perftoje njohuri minimale te kesaj gjuhe, te krijoje baza themelore, mbi te cilat mund te ngreje i sigurte njohurite e mevonshme me te avancuara. Ne fund te kursit, kursanti pajiset me certifikaten perkatese te ketij niveli.

    • SEANCA
    • SEANCA NE JAVE
    • KOHA
    • NUMRI I NXENESVE
    • LIBRI
    • CMIMI
    • 50 x 90 min
    • 3
    • 4 Muaj
    • 7 - 14 persona
    • New Headway Beginner
    • 25000 Lekë
©2017 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"