+355 4 2235 391
 Rregjistrohu per sezonin e Shkurtit

Shqip

  • Ne qendren tone zhvillohet edhe kursi per mesimin e gjuhes shqipe. Ky kurs synon t'u mesoje te interesuarve konceptet kryesore qe lidhen me gramatiken e kesaj gjuhe, mbeshtetur kjo prej nje pasuri te konsiderueshme te fjaleve me te perdorura.
  • Ne kete kurs synohet qe nxenesit te arrijne te orientohen pa pengesa mes atyre qe flasin shqip si dhe te marrin baza gjuhesore e gramatikore nese do t'u duhet te studiojne ne kete gjuhe.

  • Tekstet baze permbushin nivelet e mesimit. Punohet me dy tekste kryesore 

    'Shqip? S'ka problem' dhe 
    'Gjuha Shqipe per te Huajt dhe Shqiptaret Jashte Atdheut'

    Mesimdhenia shoqerohet edhe me CD per te ndihmuar praktikimin e gjuhes shqipe.

:: OBJEKTIVAT

Synimi yne eshte qe t'u mesojme te interesuarve elementet themelore qe mbajne ne kembe kete gjuhe kaq te vjeter.

Permes disa mesimeve hyrese synohet formimi i disa shprehive te thjeshta rreth shqipes, shprehi qe me vone do te ndihmojne ne orientimin me te mire te te huajve drejt mesimit te koncepteve te rendesishme gramatikore, fjaleformuese e leksikologjike.

Ne kete kurs u kushtohet rendesi koncepteve me te rendesishme te gjuhes shqipe qe lidhen me kategorite e emrit, foljes, mbiemrit, peremrit, ndajfoljes etj.

Logjikisht fillohet nga me e lehta te me e nderlikuara. Shkalle-shkalle formohen konceptet gramatikore, rritet aftesia fjaleve fjaliformuese sipas rregullave te gjuhes shqipe, kalohet nga fjalite e thjeshta – modele te fjalite e formuara nga kursanti, bazuar ne njohurite e tij.

Vend me rendesi ze fjalori, shpjegimi i kuptimit te fjaleve dhe ndryshimet qe ato perbejne ne procesin e te folurit. Pjeset per lexim fillimisht jane kushtezuar nga njohuri te kufizuara e synohet qe ky rreth njohurish te zgjerohet.

Sensi praktik, koncepti i orientimit praktik te kursantit ne nje ambient shqiptar qendron ne themel te disa teksteve, te cilat te thjeshte ne dukje, plotesojne nevojat utilitare Zgjerimi i njohurive per shqipen permes tyre eshte synimi i perhershem i ores se mesimit te shqipes.

Bota shqiptare eshte prezente permes ketyre teksteve, duke filluar nga emrat e njerezve, te rrugeve, sendeve karakteristike, gatimeve tradicionale, shpalosjes se bukurive te Shqiperise etj.

Shprehite praktike per mesimin e gjuhes shqipe mbeshteten prej nje numri te madh e te larmishem ushtrimesh. Ata jane te ndare ne disa kategori:

a. Ushtrime te drejtperdrejta me pergjigje pohuese apo mohuese

b. ushtrime me vende bosh qe kerkojne te plotesohen

c. ushtrime alternative me disa pergjigje

d. Ushtrime te ndara ne pjese qe kerkojne plotesim fjalie

e. Ushtrime me vendosje fjalesh ne menyre te çrregullt, me “defekte” gramatikore qe kerkojne vemendje dhe asimilim te rregullave te mesuara

f. Ushtrime ne forme dialogesh ku eshte dhene vetem njera alternative etj.

Shembujt me se shumti dhe ushtrimet mbeshteten ne kulturen shqiptare e boten e popullit qe e mbart ate.

Ne kete kurs kemi menduar qe bashkebisedimi mesues – kursant apo kursant – kursant, drejtuar nga mesuesi mund te jape rezultate te mira ne pervetesimin e koncepteve baze te gjuhes shqipe. Nje element tjeter qe do te shfrytezohet sa vjen e me teper do te jete degjimi i incizimeve te pjeseve te ndryshme ne CD me qellim qe te perdoret edhe nje element me teper ne pervetesimin e gjuhes se folur praktike.

    • SEANCA
    • SEANCA NE JAVE
    • KOHA
    • NUMRI I NXENESVE
    • LIBRI
    • CMIMI
    • 50 X 90 min
    • 3
    • 4 Muaj
    • 8-14
    • Shqip? S'ka problem
      Gjuha Shqipe per te Huaj
    • 25000 Lekë
©2017 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"