+355 4 2235 391
 Rregjistrohu per sezonin e Shkurtit

UTT

Qendra e Kurseve MERIDIAN ME NUMRIN 872630 KA FILLUAR TE SHERBEJE SI QENDER TESTIMI PER PROVIMIN NDERKOMBETAR TE American College Test (ACT International Test Center) Qendra e Kurseve MERIDIAN eshte perzgjedhur si qender zyrtare per dhenien e provimit nderkombetar ACT ,me ane te te cilit behet hyrja dhe perzgjedhja e nxenesve per ne universitete te ndryshme ne SHBA. ACT,eshte nje provim qe duhet te jepet nga te gjithe ata nxenes te cilet deshirojne te vazhdojne nje program universitar ne SHBA. Piket e ACT-se perdoren per te pare se sa i gatshem eshte nxenesi per te ndjekur mesimet ne vitin e pare ne universitetet e SHBA-se.Shume universitete keto pike i perdorin njekohesisht edhe per te percaktuar programin mesimor sipas aftesive te nexenesve, si edhe per dhenien e krediteve. ACT eshte provimi i vetem per hyrje qe pranohet nga te gjitha universitet 4- vjecare ne SHBA dhe nga te gjitha institucionet e Ivy. Provimi i ACT-se eshte nje provim qe merr per baze programin mesimor dhe mat suksesin qe kane treguar nxenesit ne pervetesimin e ketij programi.Ky provim eshte i perbere nga anglishtja e detyruar,matematika,leximi dhe njohurite shkencore, dhe krah ketyre edhe nga provimet me zgjedhje dhe nga provimet me shkrim te eseve.Disa nga universitetet ne SHBA kerkojne me detyrim piket e marra nga provimet me shkrim,kurse disa te tjere nuk e kane kete kusht. Provimi ACT behet pese here ne vit ne shkalle nderkombetare ne muajt tetor,dhjetor,shkurt,prill dhe qershor.Ne te gjitha qendrat e autorizuara per dhenien e ketij provimi,provimet behen ne te njejtat data.Ne MEHMET AKIF COLLEGE provimet do te zhvillohen ne Prill dhe ne Korrik . Per ata nxenes te cilet do ta japin kete provim ne kete qender,u duhet te hyjne ne faqen zyrtare te ACT www.actstudent.org, per te ndjekur procedurat e regjistrimit online.Data e fundit e regjistrimit eshte pese jave para cdo provimi,qe zakonisht perkon me diten e premte. Pagesa per provimin nderkombetar te ACT eshte;per provimin normal te ACT-se 59$,per provimin ACT plus shkrim(ACT Plus Writing) 74$.Provimi me zgjedhje me shkrim i ACT-se jepet ne te njejtat data te zgjedhura nderkombetare. Qendra e Kurseve MERIDIAN ofron nje kurs SAT te programuar me 48 seanca nga 90 minuta secila. Kursi zgjat per 16 jave dhe cdo jave zhvillohen tre seanca, pergjate periudhes se kursit kursantet nderrmarrin kater provime ACT me perberje dhe ne kushte te njejta me ato te vete testimit ACT, ne menyre qe ata te jene totalisht te mesuar me kete eksperience. Kursi fokusohet ne zgjerimin e njohurive te kursanteve si dhe ne mesimin e strategjive te nevojshme per nje rezultat me te larte. Per me shume informacion www.meridian.edu.al

©2017 Qendra e Kurseve "MERIDIAN"